E nisi karrierën me disa filma mjaft të pëlqyer në Shqipëri por Nik Xhelilaj nuk ishte i kënaqur me kaq.
Duke ditur ndoshta se vlente edhe më shumë, ai u largua nga Shqipëria për ta vazhduar karrierën kinematografike jashtë. Sot karriera e aktorit po njeh vetëm shkëlqim. Pas disa projekteve të realizuara atje, Nik Xhelilaj së fundmi është bërë pjesë edhe e një projekti të ri turk. “Dolunay” quhet seriali qe pritet të nisë transmetimet shumë shpejt. Nëse ky serial arrin të transmetohet edhe në Shqipëri, me siguri femrat do të kenë një arsye më shumë për të qëndruar para ekranit.