Nuk janë të pakta rastet kur shoqëria është kthyer në dashuri!
Dhe duket se diçka e tillë po ndodh edhe me Noizyn dhe vajzën në shoqërinë e së cilës është parë shpesh së fundmi. Madje Naomi ka udhëtuar nga Zvicra, ku edhe jeton, për në Tiranë për të qenë krah reperit në koncertin e mbrëmshëm që u zhvillua në Tiranë bashkë me djemtë e grupit OTR. Në këtë video të postuar nga ajo vetë, duket se udhëtimi ia ka vlejtur pasi duket se ndihet mjaft mirë në familjen OTR, veçanërisht pranë Noizy-t. intv.al