Listës së këngëtarëve më seksi në botë së fundmi i është shtuar edhe bukuroshi latin Maluma.
Ritmi latin dhe këngët e Maluma-s kanë bërë që njerëzit anembanë botës ta simpatizojnë shumë këngëtarin.
Por jo vetëm nga ana artistike, Maluma është gjithashtu edhe një bukurosh tipik latin dhe femrat me siguri “lënë kokën” për të.
Por kujdes! Nëse po mendoni se Maluma mund të jetë princi juaj i kaltër bëni mirë të ndryshoni mendim.
Këtë e themi pas fotos që ka postuar Natalia së fundmi në Instastory.
Këngëtari latin është në një lidhje me modelen e njohur Natalia Barulic dhe të dy janë fotografuar në momente intime teksa shkëmbejnë puthje pasioni.
Ëndërruat mjaftueshëm tani kthehuni në realitet! Vështirë se mund ta bëni Maluma-n për vete duke patur një partnere aq seksi sa Natali./intv.al/