INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, vëmendje! Ledri Vula na tregoi se qenka akoma beqar, por jo për shumë kohë! Ja ç’na thotë për planet e dasmës [FOTO]

Vajza, vëmendje! Ledri Vula na tregoi se qenka akoma beqar, por jo për shumë kohë! Ja ç’na thotë për planet e dasmës [FOTO]

Publikuar më: 19:36 20-12-2019

Ledri Vula është zyrtarisht biznesmen!

Ai ka hapur një restorant të tijin në Prishtinë, ku ka bërë dhe një inaugurim me miq e të afërm.


Gazetari Andi Vrapi ishte në inaugurimin e biznesit të reperit, ku i bëri edhe disa pyetje provokuese në lidhje me biznesin dhe jetën private.

I pyetur nëse ky biznes është një dalje me stil nga muzika, Ledri mohoi gjithçka duke thënë se nuk vendos asgjë para artit.


Por kur do të martohet Ledri? Ai ka marrë titullin e beqarit të fundit në shoqëri që pas të dielës, kur u martua miku i tij reperi MC Kresha.

Ledri pranoi se ka presion të madh për këtë pjesë veçanërisht nga gjyshërit.

“Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet kadalë kadalë”, u shpreh ai.

Ledri tha gjithashtu se do të publikojë një këngë të re por na duhet të presim vitin tjetër për ta dëgjuar.

b2924b8c-9fd5-4b98-a87a-c4aece0f335e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023801326751709