INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, vëmendje! Rastet kur 'më vjen keq' nuk duhet t’ia thoni kurrë një mashkulli!

Vajza, vëmendje! Rastet kur 'më vjen keq' nuk duhet t’ia thoni kurrë një mashkulli!

Publikuar më: 18:28 01-05-2020

Kujdes kur i shpreh fjalët me keqardhje. Të thuash “më vjen keq” në disa raste, nuk është aspak e justifikueshme.

Nëse “më vjen keq” që thua gjatë një jave, janë më të përsëritura ndaj gjendjes tuaj shëndetësore, atëherë kemi një problem. Më mirë mos të të vijë keq, por nuk është e mirë të thuhet shpesh dhe sidomos për të justifikuar gati zgjedhjet e tij, duke shprehur keqardhje. Për një botë me më pak “më vjen keq” dhe më shumë “më pëlqen”, janë gjëra të tjera që nuk duhet t’ia thoni njeriut që ju qëndron pranë dhe për të shmangur “më vjen keq” të gabuar!


“Më vjen keq, kam punë”

“Më vjen keq, kam punë, janë e pavarur, kam detyrimet e mia, një jetë, dhe nuk mundem të bëj atë që do ti!”. Edhe pse jo fort e këndshme, të punuarit është një zgjedhje e shenjtë, një përfitim për ne gratë dhe nuk kemi asnjë motiv për të na ardhur keq nëse mundemi t’ia dalim vetë. Do të ishte më mirë të thoshim “sonte jo, do punoj”.


“Më vjen keq por, nuk më intereson”

Nëse nuk është diçka interesante, ka pak vend për keqardhje. Shpesh merret si e mirëqenë që një grua duhet të gëzojë gjëra të përcaktuara: që nga filmat me dhurata diamanti e deri te tekat e saj në bar. Por thelbësisht ka pak vend për pakënaqësi sepse nuk jemi të gjitha njësoj apo jo?


“Më vjen keq, kam nevojë të qëndroj vetëm”

Vetmia, edhe në çift, është një fakt më shumë se i natyrshëm. Nëse duhet akoma të kërkosh ndjesë apo të të vijë keq për momentet e tua të vetmisë, për fat, e ke të drejtë dhe nuk mund të jetë kurrsesi e gabuar. Çdo person e ka të nevojshme, plotësisht e kuptueshme për t’u shkëputur, të marrë ajër tjetër, të bëjë gjëra për veten e tij, pa pasur nevojë të kërkojë leje: mos ju vijë keq ta kërkoni atë.

“Më vjen keq, kështu jam”


Do të ishte më mirë “nuk më vjen keq, kështu jam”. Pse? Sepse për fat të gjithë jemi krijuar kështu. Askush nuk është perfekt dhe askush nuk duhet të vendosë për të ndryshuar për tjetrin. Edhe kur duhet të jemi kritikë, konstruktivë drejt vetes, nuk ka asgjë për çfarë duhet të na vijë keq. E vetmja gjë që duhet të bëni, nëse mundeni, është të shkoni në punë dhe të ndërtoni diçka. Ndoshta jo me personin me të cilin ndjen t’i kërkosh falje për atë që je.

“Më vjen keq nëse nuk jam në lartësinë tënde”

Kushdo nuk ju bën të ndiheni në lartësinë e tij, nuk e meriton një “më vjen keq”. Ndjenja e të qenit shumë pak, nuk meriton “më vjen keq” për tjetrin, por ndaj vetes. Nëse po i nënshtroheni vetes, duke lejuar gjykimin e të tjerëve, duke i lënë të ndikojnë tek ju, duke ndalur së besuari te vetja, kërkoni falje për veten tuaj. Pastaj hiqe këtë “më vjen keq” nga fjalori, ktheji gabimet në pikat e forta të tuat dhe buzëqesh përsëri, sepse ne gratë nuk jemi kurrë të vetmuara.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836