INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza vëmendjen këtu, Victoria Beckham tregon sekretin e një fytyre sa më rinore [FOTO]

Vajza vëmendjen këtu, Victoria Beckham tregon sekretin e një fytyre sa më rinore [FOTO]

Publikuar më: 09:47 24-06-2019

Victoria Beckham është kthyer në ikonë stili dhe referencë për shumë vajza në botë. Ajo karakterizohet nga stili i saj i veçantë dhe për kujdesin që tregon ndaj vetes. Rutinat e saj të bukurisë ajo nuk ngurron që t'i shpërndajë edhe me vajzat e tjera.

Se fundmi, ajo ka zbuluar sekretin për një lëkurë sa më rinore. Dhe çelësi fshihet tek salmoni.

Një intervistë për “The Edit”, stilistja e njohur ka zbuluar se sekreti për një lëkurë të freskët dhe të lëmuar nis nga kuzhina.

“Unë takova një doktor në Los Angeles, që quhet Harold Lancer, i cili është i jashtëzakonshëm. Unë e njoh prej vitesh dhe ai më caktoi se çfarë lloj lëkurë kam. Unë kam pasur një lëkurë shumë problematike dhe doktori më tha: "Duhet të konsumosh salmon çdo ditë, mëngjes, drekë ose darkë”- ka treguar Victoria. Kjo mund të duket disi e çuditshme, por pas kësaj ka dhe një shpjegim shkencor. Salmoni dhe të tjerë peshq me yndyrë janë të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë A dhe C.

Gjithashtu studime të shumta kanë treguar se ka një lidhje mes konsumimit të peshqve dhe lëkurës së shëndetshme. Një studim i publikuar në “European Journal of Dermatology” tregoi se ata që kishin një dietë të pasur në peshk dhe perime kishin më pak akne në fytyrë.

victoria-beckham-skincare-routine-2.jpg

victoriabeckham3-1024x1024.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127