INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza vini re! Ja çfarë lloj femre jeni sipas muajit të lindjes, do habiteni

Vajza vini re! Ja çfarë lloj femre jeni sipas muajit të lindjes, do habiteni

Publikuar më: 16:26 10-01-2018

Janar

Të lindurat në Janar janë ambicioze, konservatore dhe tepër serioze. Ato nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe rrallë herë i sheh të zemëruara. Në shoqërinë e tyre duan njerëz intelektualë që ndajnë pikëpamjet e njëjta për jetën.

Shkurt

Këto gra janë shumë romantike dhe duhen trajtuar me durim për shkak të ndryshimit të humorit. Jo të gjithë mund t’i kuptojnë, pasi shfaqin mendime abstrakte. Nëse i tradhtoni, nuk do t’i shihni kurrë më me sy.

Mars

Gratë e lindura në këtë muaj kanë karizëm, bukuri tërheqë dhe janë të përkushtuara e besnike. Kur dashurojnë, dashurojnë fort dhe sinqerisht.

Prill

Këto gra janë diplomate dhe kanë komunikim për t’u adhuruar. Herë pas here ndihen xheloze për gjërat që mendojnë se i takojnë vetëm atyre, megjithatë do t’ju bëjnë të ndiheni njeriun më i lumtur në planet.

Maj

Gratë e lindura në maj janë shumë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve të tyre, megjithatë, e kombinuar me karakterin e vështirë, ato bëhen të rrezikshme për çdo njeri që bie në dashuri me to. Do t’i kujtoni gjatë gjithë jetës.

Qershor

Ato janë shumë krijuese dhe komunikuese, vajzat kurioze. Por ato besojnë se kjo është e drejtë – të vërtetën më të mirë të thonë në fytyrë, në vend që të flitet nga mbrapa. Në dashuri janë lojtare shumë të rrezikshme. Burrat janë si lodra në duart e tyre

Korrik

Këto vajza janë shumë të ndershme, nuk lejojnë askënd të afrohet pranë tyre dhe ajo cka i karakterizon më tepër është ana misterioze, inteligjenca dhe bukuria.

Nuk i duan konfliktet dhe janë të sjellshme me të gjithë.

Nëse kjo grua bie në dashuri me ju, gabimi më i madh do të jetë ta mashtronit. Konsiderojeni të humbur përgjithmonë!

Gusht

Një kombinim unik i zemrës dhe egoizmit të madh…

Mos dilni shumë me këto zonja, sepse herët a vonë ajo do të fitojë. Pavarësisht se janë të bekuara me një ndjenjë të pabesueshme humori, ato nuk lejojnë askënd të tallet me to.

Ato duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kurrë nuk vuajnë nga vëmendja e njerëzve.

Shtator

Vajzat e muajit Shtator janë të dashura, të disiplinuara, të bukura, por kurrë nuk e falin atë që do t’i tradhtojë.

Kini kujdes që të mos i lëndoni, sepse ato do t’ju hakmerren.

Nga ana tjetër ato janë shumë kritikuese ndaj partnerit dhe kërkojnë nga ai t’i përmbushë të gjitha kërkesat e tyre.

Tetor

Gratë e lindura në tetor kanë demonstruar forcë dhe pavarësi. Ato kanë një karakter të hekurt, por gjithashtu janë shumë emocionale. Rrallë herë qajnë para njerëzve të tjerë. Ato janë të zgjuara dhe nuk e hapin shpirtin e tyre për të gjithë.

Nëntor

Zonja e nëntorit është gjithmonë një hap përpara të gjithë të tjerëve. Ato e njohin menjëherë një gënjeshtar. Ju nuk duhet të luani me këto gra sepse do të merrni fundin më të keq prej tyre. Një gjë e rëndësishme për t’u ditur në lidhje me zonjat e nëntorit është se nëse nuk jeni gati për të dëgjuar të vërtetën, mos i pyetni kurrë për mendimin që kanë!

Dhjetor

Të lindura me shumë fat dhe gjithmonë të gatshme për të gjetur një mënyrë për të qenë fituese.

Zakonisht, i duhen vetëm disa minuta për t’jua fituar zemrën.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881