INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, vini re! Këto 5 MITE për PERIODAT, s’duhet t’i besoni më!

Vajza, vini re! Këto 5 MITE për PERIODAT, s’duhet t’i besoni më!

Publikuar më: 11:51 18-06-2019

Gratë kalojnë 450 cikle menstruale gjatë jetës së tyre dhe humbin çdo herë rreth 60 litra gjak. I gjithë procesi nuk është aq i lehtë: gratë shpenzojnë më shumë se 6000 dollarë në produktet higjenike gjatë ciklit. Ndoshta nuk i keni kushtuar asnjëherë vëmendje këtyre statistikave, mirëpo ne sot do t'ju tregojmë si të hiqni dorë nga disa steriotipe rreth periodave:

Miti 1: Nuk ju lejohet të bëni dush

Disa vajza shmangin një dush gjatë periodave, sepse mendojnë se uji i nxehtë nxit gjakderdhjen dhe kanë frikë edhe nga infeksionet e ndryshme. Mirëpo, ajo që duhet të kuptojnë vajzat është se kur janë me perioda nuk kanë një plagë që rrjedh gjak. Kjo është diçka e natyrshme që i ndodh trupit të një gruaje. Një dush i ngrohtë mund të jetë i dobishëm. Uji i ngrohtë përmirëson punën e enëve të gjakut, i relakson muskujt e lëmuar dhe redukton dhimbjet menstruale. Pra, ka një shans që të ndiheni më mirë pas dushit.

Miti 2: Nuk ju lejohet të notoni në një pishinë ose det

Shumë vajza mendojnë se kjo është një gjë e keqe për shëndetin e tyre, por nuk është e vërtetë. Së pari, një tampon nuk do të lejojë që uji të hyjë brenda. Së dyti, noti, si dhe ushtrime të tjera, zvogëlojnë dhimbjet menstruale.

Për të shmangur acarimin e lëkurës pas notit në një pishinë, duhet thjesht të bëni një dush dhe të vishni rroba të pastra.

Miti 3: Pijet e forta mund të ndikojnë në ciklin menstrual

Kjo ka të bëjë e gjitha me dozën. Zonjat që konsumojnë shumë alkool në baza të rregullta janë të prirura për të pasur cikle menstruale të parregullta. Abuzimi me alkoolin ka një ndikim të dobët në të gjithë trupin, jo vetëm në sistemin riprodhues. Nëse dëshironi të pini një gotë verë apo disa koktejle gjatë ciklit tuaj, është në rregull. Studimet tregojnë se pirja e moderuar nuk shkatërron fazën e ciklit menstrual dhe nuk ndikon në shëndetin tuaj.

Miti 4: Është e pamundur të mbeteni shtatzënë gjatë periodave

Ky është një nga mitet më të zakonshme të periodave. Në fakt, pjelloria nuk është aq e fortë gjatë ciklit menstrual. Ajo është më e fortë 12-16 ditë përpara ciklit të ardhshëm. Por mos harroni se në disa gra, cikli zgjat 21 ditë, jo 28 ditë dhe mund të jetë i çrregullt.

Miti 5: Cikli varet nga hëna

Ky mit vjen nga kohët e lashta, dhe studimet moderne nuk mund të gjejnë asnjë lidhje mes fazave të Hënës dhe datave kur fillojnë periodat. Një ekip analistësh ka dalë me të njëjtat rezultate pasi ka studiuar 7.5 milion cikle. Shpjegimi është mjaft i thjeshtë.

Cikli hënor zgjat 29,5 ditë, ndërsa një cikël mesatar menstrual mund të ndryshojë nga 21 në 35 ditë. Gjatësia e një cikli mund të ndryshojë gjatë gjithë jetës së një gruaje, sipas revistaclass. Një fazë dhe një cikël mund të përkojnë nëse cikli zgjat 29-30 ditë dhe është vetëm një koincidencë.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158