INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza VINI RE! Këto janë 3 gabime që bëni çdo mëngjes dhe ju plakin më shpejt

Vajza VINI RE! Këto janë 3 gabime që bëni çdo mëngjes dhe ju plakin më shpejt

Publikuar më: 21:51 02-03-2019

Je zgjuar në anë të kundërt të krevatit këtë mëngjes? Në fakt, nuk je e vetmja. Shumë prej nesh, në mëngjes nuk zgjohemi mirë, sepse bëjmë gabime.

Një pjesë e veprime rutinë që bën në mëngjes, në fakt, të plakin më shpejt dhe të tregojnë më të madhe në moshë. Ja cilat janë gabimet themelore që nuk duhet t’i bësh në mëngjes, në mënyrë që të ndihesh më e freskët dhe më e çlodhur, raporton revista “Class”.

Hidratimi vetëm i fytyrës

Të gjithë e dimë që kemi nevojë për ta hidratuar fytyrën në mëngjes, por harrojmë se edhe pjesa e qafës ka nevojë gjithashtu për hidratues. Dr. Oz rekomandon edhe hidratimin e zonës së qafës çdo ditë, sepse eliminon krijimin e rrudhave, rrit elasticitetin dhe pigmentin.

Krehja e flokëve të lagur

Krehja e flokëve të lagur nuk është ide e mirë, thotë Dr. Oz. Flokët janë të prirur të këputen më shpejt kur i kreh të lagur, kështu që thaji mirë me tharëse ose me peshqir para se t’i krehësh!

Ngrihesh menjëherë nga shtrati

Të kërcesh nga shtrati sapo zgjohesh, nuk i bën aspak mirë trupit. Ky veprim mund të të çojë në ulje tensioni, marrje mendsh dhe plogështi. Mundohu t'i japësh vetes pak kohë para se të lësh shtratin... deri në zilen e dytë të alarmit.

Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234