INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza vini re! Këto janë 9 ndryshimet mes djalit që jeni në lidhje kalimtare dhe atij me të cilin do martoheni!

Vajza vini re! Këto janë 9 ndryshimet mes djalit që jeni në lidhje kalimtare dhe atij me të cilin do martoheni!

Publikuar më: 22:08 06-11-2017

Meshkujt shpesh kanë frikë nga angazhimet, ndaj i shmangen lidhjeve serioze. Të jesh në një marrëdhënie me dikë, do të thotë të dalësh me dikë për të cilin të dy ndjeni, por ka disa dallime mes meshkujve të cilët ju duan për lidhje kalimtare dhe atyre që ju duan për diçka më serioze, të cilat për ju i sjell intv.al.

Ja cilat janë ato:

1-Djali me të cilin po dilni përkohësisht do t’ju tregojë që nuk është gati për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel. Do kalojë kohë me ju, do bëni gjëra të bukura, por gjithmonë do e pranojë që nuk është gati për diçka serioze. Ndërkohë që ai me të cilin do martoheni, menjëherë pasi takoheni bëhet “djali i duhur”. Kjo kuptohet kur çdo gjë ndryshon në jetën tuaj, saqë nuk e mendoni dot jetën pa të

2-Djali me të cilin jeni në lidhje jo serioze nuk ju flet asnjëherë për të ardhmën në krahët e njëri-tjetrit. Nuk është aspak ambicioz dhe nuk ndihet i lumtur rreth së ardhmes me ty. Ndërsa djali me të cilin do martoheni gjithmonë flet rreth të ardhmes, planifikon gjithmonë gjëra të bukura të cilat do t’i bëjë me ty.

3-Djali me të cilin jeni në një lidhje kalimtare do t’ju testojë dhe të shohë se cilat “butona” ai mund të shtypë. Ai dëshiron të shohë se sa të gatshëm jeni për të dhënë kur ai vetë nuk  ju jep gjë, kështu që duket se nuk do e keni gjatë. Ndërsa me djalin me të cilin do martoheni, çdo gjë që jepni do ju kthehet mbrapsht dhe nuk duket aspak sikur po përpiqeni vetëm ju.

4-Djali me të cilin jeni në lidhje kalimtare nuk dëshiron të dëgjojë ëndrrat dhe planet e tua. Atij i intereson thjesht e tashmja dhe duan të marrin gjithmonë maksimumin, nuk i intereson jeta juaj dhe as nuk do që të jetë pjesë e saj. Ndërsa në anën tjetër, djali me të cilin do martoheni, ju mbështet dhe ju inkurajon për një të ardhme më të mirë dhe në objektivat të cilat doni të arrini. E sheh jetën tuaj si jetën e tij

5-Gjëja e vetme që kërkon djali me të cilin jeni në lidhje kalimtare është vetëm seksi. Ai nuk është i duruar dhe gjithmonë mendoj t’ju përdorë ju për të arritur kënaqësinë e tij. Ndërsa djali me të cilin do martoheni dëshiron çdo gjë por me kompromisin tuaj.

6-Djali me të cilin jeni në lidhje kalimtare ka qëllime seksi për të arritur kënaqësinë e tij ndërsa djali me të cilin do martoheni ka qëllime seksuale për t’ju kënaqur juve para vetes së tij

7-Djali me të cilin jeni në lidhje kalimtare dëshiron t’ju takojë diku ku pihet, bëhet festë dhe pastaj të flini bashkë ndërsa djali me të cilin do martoheni dëshiron t’ju takojë në një ambient me të cilin që të dy ju keni një lidhje, sidomos vendin ku jeni takuar për herë të parë.

8-Djali me të cilin jeni në një lidhje kalimtare ju lë të paguani dhe as nuk e vret mendjen për këtë. Ndërsa djali me të cilin do martoheni nuk ju lë asnjëherë të paguani faturat dhe gjithmonë shkon i pari te kamerieri.

9-Djali me të cilin jeni në një lidhje kalimtare nuk dëshiron të flasë për ndjenjat dhe s’do t’ja dijë si ndiheni dhe nuk ju bën të ndiheni e sigurtë. Ndërsa djalin me të cilin do martoheni nuk ka frikë t’ju thotë i pari “Të Dua”, do e thojë pa u menduar dy herë.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773