Këtë të hënë në emisionin për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar stilisti i njohur Valdrin Sahiti. Sigurisht një nga pyetjet që iu drejtua ishte se cila nga femrat shqiptare vishet më bukur dhe cila më keq. Ai duhet të tregonte 5 vajza shqiptarë që vishen bukur dhe një që vishet keq, por Valdrini nuk preferoi të tregonte me emra duke thënë se mund të mërziteshin të tjerat. Ai tha se nga stili dhe si një vajzat që mendon se vishet më bukur është Lori Hoxha. Ai shtoi se në përgjithësi vajzat e Shqipërisë kanë klas, ndërsa vajzat e Kosovës kanë swag, kanë më shumë frymë stili.
“Unë kam vajzë vetë dhe kam pasur fatin të punoj me maturante, kohët e fundit ky transgresion që shohim në rrjete sociale, rroba banjo, foto provokuese nuk jam konservativ por ideja është që kur njeriu arrin në pikën kur shet gjithçka, nuk ka më rëndësi liket që merr. Bukurinë që natyra i ka dhuru apo i ke bërë me operacione, të dish të ekzaltosh me veshje të qëlluara; Pra seksi dhe jo vulgare”, u shpreh stilisti i njohur.