INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza zbuloni çfarë do të thotë forma e trupit tuaj për ju [FOTO]

Vajza zbuloni çfarë do të thotë forma e trupit tuaj për ju [FOTO]

Publikuar më: 12:30 21-08-2017

Sipas  dy studiueseve Anna Pointer dhe Christina Earle këtu do të shikoni pesë llojet e formave trupore.

Në një studim të bërë nga mjekët në Universitetin e Tubingen të Gjermanisë, na bëjnë më dije se format trupore luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin tonë. Më poshtë do të shikoni se kush është forma më perfekte.

jennifer.jpg

Jennifer Lopez, këngëtarja 48 vjeçare ka forma të theksuara dhe të mbushura, pjesa e vitheve është në formë “dardhe”, kofshët janë të mbushura. Kjo lloj forme sipas studiuesve pra, kofshet e mbushura dhe  vithet në formë dardhe ofrojnë ruajtje të sigurt nga yndyrat dhe parandalojnë dëmtimin e organeve si mëlçia dhe zemra.

rihanna.jpg

Rihanna, këngëtarja 29 vjeçare  ka një formë trupi shumë interesante studiuesit e quajnë forma “Birilë”. Pjesa e gjoksit dhe mesi janë të holla dhe vithet jo shumë të mëdha. Femrat që kanë një trup të tillë kanë një metabolizëm shumë të shëndetshëm dhe e veçanta e tyre është që ushqimi nuk përbën shumë kërcënim për ta.

kelly_brok.jpg

Kally Brook, modelja 37 vjecare është klasifikuar si një ndër modelet me trupin më interesant. Forma e trupit të saj quhet “Orë Rëre” pra të dyja pjesët e trupit janë në përpjestim të drejtë, gjoks dhe të pasme të mëdha. E veçanta e këtyre femrave është se janë më pjellore dhe shquhen për sinqeritetin e tyre.

cara.jpg

Cara Delevingane, modelja 25 vjeçare ka një trup të imët dhe të hollë, kjo lloj forme quhet forma “Vizore”. Gjoksi i tyre është shumë i vogël sa mezi duket, gjithashtu beli dhe vithet e tyre jan shumë të holla. E veçanta e këtyre loje femrash është se e kanë shume të kollajshme të humbin peshë gjithashtu rreziku që të preken nga diabeti dhe  kanceri i gjirit është shumë i vogël.

angelina.jpg

Angelina Jolie, aktorja 39 vjeçare ka një trup shumë të këndshëm dhe të pëlqyer nga shumë femra, forma e trupit te saj është në formë “karotë”. Kjo formë ka benefite të shumta pasi ruan prekjen nga sëmundjet e zemrës dhe problemet me veshkat.

Article Logic
Execution time: 0.002716064453125