Aktorët turq janë goxha të preferuar nga gjinia femërore. Por një ndër më të pëlqyerit nuk është në gjëndje të mirë shëndetësore.
Mediat turke shkruajnë se aktori po viziton një psikolog dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen po i qëndron pranë në këto momente të vështira. Gjithashtu Burak Ozçivit ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do e shohim sërish në ekran.
33-vjeçari është prekur nga “burnout syndrome”.
“Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur. Kjo ndodh kur ndiheni të tronditur dhe të paaftë për të përmbushur kërkesat e vazhdueshme. Stresi vazhdon, ju filloni të humbni interesin ose motivimin dhe kjo po i ndodh Burakut.
“Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më”, i ka thënë Burak psikologut të tij.