Si mund të festohet më mirë ditëlindja se sa me miqtë?
Kështu duket se e mendon edhe Armina Mevlani e cila sot ka mbushur 25 vjeç. Dhe natyrisht që ky fakt nuk mund të kalonte kështu si pa të keq apo pa festimet e rastit. Bukuroshja ka organizuar një party me miqtë e saj më të ngushtë ku nuk mund të mungonte Aurela Hoxha. Madje vajzat duket se janë argëtuar pafund, dhe këtë na e dëshmon një video që Aurela postoi në Instagramin e saj. Aty shfaqej krah ish Miss Albanias duke festuar dhe ndërkohë që Armina po e shijon në maksimum ditëlindjen e saj duke kënduar, Aurela duket më e fokusuar te video që kamera t’i nxjerrë siç duhet. Nuk ka munguar dhe një puthje e madhe për vajzën e ditëlindjes, të cilës i urojmë edhe 100 pranëvera të tjera.