Çfarë ndodhi pasi Megi, Alberta, Ana dhe Viola shkuan “e aplikuan” për ushtare tek Forcat e Armatosura. Ç’nuk ndodhi: Nga një bisedim i qetë me drejtuesit dhe ushtaret në një stërvitje rraskapitëse që zor se na i kishte marrë mendja.
Në fillim situata ishte e qetë. Vajzat biseduan, mësuan gjëra të reja në lidhje me pjesëmarrjen e gruas në ushtri, si është të kesh eprore femra, si realizohet stërvitja etj. Manushaqe Shehu, Zv. Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Gjenerale Brigade, kolonel Arjan Hilaj, Komandant i Batalionit të dytë të Këmbësorisë dhe përfaqësues të tjerë iu shpjeguan detajet e nevojshme dhe të katërta ishin gati për misionin e madh (apo jo???).
Me gjithë dëshirën dhe kuriozitetin, le të fillojë tortura.
Pompa pa ndalim, pompa kur flisje pa leje, pompa nëse ushtari ngjitur gabonte.
Vazhdojmë me vrap të shpejtë (lexo: diell, vapë, helmetë dhe rroba kamuflazhi, një armë super e rëndë mbi supe) – radha e qitjes.
Thuhet se goditën në shenjë, ndaj le ta besojmë.
Përfundimi nuk kishte si të ndodhte ndryshe, shkurtimisht: Nuk ishin për këtë punë!
Ndër të tjera, gjithë kjo sakrificë vlejti për diçka. Të paktën mësuam se në Forcat e Armatosura 15% janë femra, të cilat kanë qenë pjesë e misioneve të rrezikshme në vende si Afganistani. Vjet u festua 50-vjetori i pranimit të grave në ushtri.
Të gjithë ju që e humbët emisionin për arsye madhore, mund ta ndiqni në ritransmetim ditën e nesërme në orën 12:30 ose të shtunën në 18:00.