INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzat e mitura guxojnë! Filmojnë babain kur i ngacmon seksualisht

Vajzat e mitura guxojnë! Filmojnë babain kur i ngacmon seksualisht

Publikuar më: 08:28 28-03-2017

Dhunë seksuale brenda familjes është kallëzuar në polici nga dy vajza. Ngjarja e rëndë ka protagonist babain e tyre. E për të vërtetuar aktin e rëndë të mitura kanë filmuar ngjarjen kur Jashar L., i ka ngacmuar seksualisht. Për këtë arsye ai u arrestuar dhe Gjykata e Tiranës shpalli të fajshëm 44-vjeçarin.
Jashar L. u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij përfundimtar shkoi në 2 vjet e 40 ditë heqje lirie.
Të dëmtuarat M. L. dhe A. L. kanë deklaruar se ngacmoheshin nga babai i tyre që kur kanë mbushur moshën 14-vjeçare.
Historitë e rënda të këtyre vajzave kanë zanfillë më të hershme.
Në qershor 2016, dy vajzat kanë shkuar në një nga vendet fqinje të Shqipërisë, ku babai punonte prej vitesh. Në korrik të këtij viti, ato kanë kallëzuar babain për dhunë ndaj tyre, por ai është liruar, pasi ato kanë tërhequr kallëzimin.
Sipas vajzave, pas këtij momenti, babai i tyre shfrytëzonte rastin kur ato ishte vetëm njëra në shtëpi dhe i ngacmonte seksualisht. Ndodhur në këto kushte, vajzat kanë komunikuar me njëra-tjetrën dhe më pas, me xhaxhain e tyre. Pas konsultimit bashkë, kanë vendosur që të filmonin momentin kur babai i tyre i ngacmonte seksualisht dhe kjo vetëm për të bindur familjarët e tyre.
Për të kryer këtë veprim, ato kanë marrë tabletin e xhaxhait të tyre. Në momentin kur i pandehuri është kthyer në shtëpi, shtetasja A. L. është larguar me justifikimin se kishte punë, ndërsa në shtëpi ka ngelur vajza tjetër M. L. dhe babai i saj, Jashar L.
Gjatë kësaj kohe, i pandehuri e ka futur vajzën në krevat. Vajza e tij rezulton të jetë shtrirë në të njëjtin krevat, ku dhe kanë kryer veprime të caktuara, të cilat shquhen qartë në videon filmike.
Pas realizimit të videos, vajzat janë kthyer në Shqipëri dhe në korrik 2016 kanë depozituar një kallëzim kundër babait në Komisariatin e Policisë nr.6, bashkë me pamjet video të regjistruara.

Article Logic
Execution time: 0.0032379627227783