Marina Vjollca është padyshim një prej vajzave më simpatike dhe të kuruara të ekranit.
Dhe jo vetëm në televizion, por dhe në fotot e postimet e saj në rrjetet sociale, Marina duket gjithmonë perfekte.
Është realisht e pamundur të gjesh një foto të moderators ku ajo duket keq dhe padyshim që kjo i shtyn mjaft vajza ta pyesin se si ka mundësi që është gjtihmonë kaq e kuruar.
“Një pyetje kisha. Ke marrë edhe stilisten personale me vete apo makeup-n e bën vetë? Në foto ke imazh perfekt”,-e ka pyetur një komentuese.
Pa hezituar fare, Marina ka shkruar “Vetë fare”.