Epo është bërë tashmë trend i kohëve të fundit që të rinjtë të thyejnë tabutë.
Sara Kapo dhe mikja e saj Semi Jaupaj na kanë befasuar paksa kohëve të fundit.
Të dyja tepër seksi dhe me forma që çdo mashkull do t’i adhuronte, vajzat së fundmi kanë bërë një veprim që meshkujt do t’i habiste paksa.
Semi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shifet në një pozicion shumë të afërt me Sarën, gati për një puthje në buzë.
Në pamje të parë kjo foto të jep përshtypjen e një momenti intim mes mikeve pasi fotua është tepër provokuese.
Sarën e njohim si ajo vajza që pëlqen të shijojë jetën e saj e për të nuk ka limite.
Semin nga ana tjetër e kemi parë si këngëtare në skena shumë të vlerësuara shqiptare, është përfolur dhe për marrëdhënien e saj me Bojken Lakon por nuk na e merrte mendja se do të na surprizonte me një foto të tillë.
Aktualisht Semi vazhdon lidhjen e saj me këngëtarin e njohur Bojken Lako ndërsa Sara ende nuk ka deklaruar gjë publikisht përsa i përket ndonjë lidhje në çift.
Të vërtetën se çfarë ka ndodhur ne nuk e dimë por ndoshta mikeve të mira ose u ka lindur dëshira për të eksploruar diçka të re ose thjesht kanë dashur të provokojnë mendjet e fansave.