Një party e organizuar nga Drake është kthyer në një kaos të vërtetë.
Reperi, i cili thuhet se aktualisht është në një ldihje me Rihanna-n, organizoi një party në pishinë për të festuar “Memorial Day” të hënën. Çdo gjë po shkonte mirë deri në mkomentin kur një grup vajzash të ftuara filluan të ziheshin me njëra-tjetrën anash pishinës.
Në videon ku është filmuar gjithë skena dallohen vajzat të cilat e hidhnin njëra-tjetrën në tokë duke u goditur me grushta ndërsa të pranishmit vetëm vëzhgonin. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi gjithë këtë kaos në party-n e Drake, por urojmë që shkaku të mos ketë qenë ky i fundit.