INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzat shqiptare të diskriminuara, 4% nuk ndjekin arsimin fillor

Vajzat shqiptare të diskriminuara, 4% nuk ndjekin arsimin fillor

Publikuar më: 12:30 08-01-2019

Vajzat jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë diskriminohen dhe në shkolla. Unesco, në një raport të fundit thekson se në Shqipëri, vihet re i njëjti trend europian, 4 % e vajzave nuk ndjekin studimet fillore.

Ndërsa në të gjithë botën 63 milionë fëmijë të moshës shkollore fillore, rreth 6 deri në 11 vjeç nuk ndjekin studimet, nga të cilat 34 milionë janë vajza. Deri në vitin 2016, përqindja femërore e numrit global të fëmijëve që nuk shkollohen kishte rënë në 54%, 10% e vajzave të moshës shkollore fillore nuk ndiqnin shkollën, krahasuar me 8% të djemve. Vajzat në moshën shkollore kanë një disavantazh në shumicën e rajoneve, me përjashtim të Amerikës Latine dhe Karaibeve, të Evropës dhe të Amerikës Veriore, ku djemtë kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën. Afrika Sub-Sahariane është rajoni me pabarazitë më të mëdha gjinore. Këtu, vajzat përbëjnë 56% të të gjithë fëmijëve jashtë shkollës dhe 53% të të gjithë adoleshentëve jashtë shkollës.
Në Azinë Qendrore, Evropën dhe Amerikën e Veriut, Amerikën Latine dhe Karaibe, nga ana tjetër, vajzat përbëjnë më pak se gjysmën e të gjithë fëmijëve jashtë shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549