Emina Cunmulaj mesa duket po e kalon me shumë ëmbëlsi shtatzaninë.
Tashmë nënë e nje vajze Emina është në pritje të bebit të dytë, por nëse është vajzë apo djalë ende nuk është zbuluar.
Emina mesa duket ka vendosur ti provokojë pak fansat e saj me anë të një postimi në Intastory.
Ajo ka publikuar në Instagram një sondazh, duke pyetur ata nëse do lindë djalë apo vajzë. Me siguri se ajo deri më tani e ka kuptuar gjininë e bebes, megjithatë po e mbanë të fshehur sikurse bëri me shtatzëninë, pasi lajmin e dha vetëm pasi barku kishte filluar t’i dilte në pah.
Gjithsesi, në sondashin e Eminës, numri më i madh i votave është mbledhur tek opsioni djalë!