INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzë apo djalë? Klea Huta Dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës dhe kur do të bëhen prindër [FOTO]

Vajzë apo djalë? Klea Huta Dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës dhe kur do të bëhen prindër [FOTO]

Publikuar më: 10:42 30-06-2019

Ditën e djeshme Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” të Orinda Hutës, të cilët kanë folur rreth planeve të tyre në lidhje me dasmën dhe se kur do të bëhen prindër.
Kohët e fundit është aluduar rreth një shtatzanie të mundshme, por çifti i ka mohuar këto thashetheme, duke shtuar se të bëhen prindër nuk është tek planet e tyre të afërta. Ata kanë shtuar se kur të vijë koha, ata dëshirojnë të jenë prindër të një vajze.

Por kur do të kemi dasëm nga çifti i preferuar i publikut?

"Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Megjithatë, unë kam dëshirë që ne të martohemi ditën që jemi lidhur", është shprehur Klea. Elgiti, siç thotë Klea, nuk e mban mend datën e lidhjes, por u zbulua se ajo është më 10 tetor. Pra, me shumë mundësi, dasma do të bëhet në këtë datë, por duhet të presim edhe ca kohë.

 

 klea1.png

Article Logic
Execution time: 0.0055990219116211