INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzë apo djalë??? Si e sheh Xhensila veten si nënë

Vajzë apo djalë??? Si e sheh Xhensila veten si nënë

Publikuar më: 12:15 25-02-2018

‘Gjithmonë e kam parë veten nënë të një vajze si fillim, dhe uroj që në të ardhmen të jetë kështu’. Është kjo dëshira e këngëtares Xhensila Myrtezaj e cila së fundmi është përfolur se është shtatzënë por asnjëherë e konfirmuar prej saj apo Besit.

Në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ Xhensila zgjodhi t’i bënte një surprizë aktorit të humorit Besit me të cilin para pak muajsh kurorëzuan edhe dashurinë e tyre.

Edhe një herë Xhensila vendosi t’i shprehë publikisht dashurinë Besit, jo vetëm përmes këngëve.

Dhe Arbana mesa duket ka dashur t’i bëjë një dhuratë çiftit duke i dhuruar dy kostume për bebat një blu dhe një ngjyrë rozë.

Urojmë që dëshira e Xhensilës të realizohet me të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0027720928192139