INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajzë apo djalë? Testohet mënyra sesi prindërit mund të zgjedhin vetë gjininë e fëmijës

Vajzë apo djalë? Testohet mënyra sesi prindërit mund të zgjedhin vetë gjininë e fëmijës

Publikuar më: 12:47 16-08-2019

Në të ardhmen ndoshta prindërit do të kenë mundësi të zgjedhin vetë gjininë e fëmijës së tyre.

Sigurisht kjo do të jetë një mundësi për të gjithë prindërit që bëjnë fekondim in vitro.

Studiuesit në Universitetin e Japonisë testuan metodën të klasifikimit të seksit tek minjtë, i cili përcakton nëse sperma mbart një kromozom X ose Y.

Ata zbuluan se sperma që mbart kromozomin x ngadalësohej në momentin që shtohet një përbërës kimik ndërsa kromozomi y merrte shpejtësi.

Ekspertët panë se gjatë testimit tek minjtë kur u përdor sperma e ngadaltë 90% lindën meshku, dhe 81% ishin femra.

Procesi vlerësohet se është i thjeshtë, jo shumë i kushtueshëm dhe nuk e dëmton ADN-në e spermës.

Shkencëtarët japonezë nuk i kanë ndalur testimet vetëm tek minjtë por kanë vijuar edhe me bagëtitë dhe derrat. Ata kanë shpresa se një gjë e tillë do të nis të eksperimentohet edhe tek qëniet njerëzore.

Por nga ana tjetër tjë testim t i tillë ka ngjallur shumë debate rreth projektimit të foshnjave çka sipas disa skeptikëve mund të sjellë më vonë edhe paragjykime sociale

 

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314