INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vaksina e re kundër HIV-it do të testohet në Afrikën e Jugut

Vaksina e re kundër HIV-it do të testohet në Afrikën e Jugut

Publikuar më: 19:48 27-11-2016

Shkencëtarët pohojnë se vaksina e re kundër HIV-it, e cila do të testohet javën e ardhshme në Afrikën e Jugut mund të jetë “sulmi i fundit”  ndaj kësaj sëmundje, nëse ka sukses.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Nacional Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID), njoftoi se preparati i ri mjekësor është premtues.

Studimi, me titull NVTN 702, fillon të mërkurën dhe do të përfshijë 5.400 burra dhe gra aktiv në aspektin seksual të moshës mes 18 dhe 35 vjeç, prej 15 vendeve në mbarë Afrikën e Jugut. Bëhet fjalë për testimin më të avancuar dhe më të madh të vaksinës kundër HIV-it në Afrikën e Jugut, ku më shumë se 1.000 persona  në ditë infektohen me virusin e mungesës së imunitetit të njeriut.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217