INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vaksina kundër varësise nga heroina? Prova e parë ka kaluar me sukses, ja detajet

Vaksina kundër varësise nga heroina? Prova e parë ka kaluar me sukses, ja detajet

Publikuar më: 13:48 10-07-2017

Heroina (Diacetilmorfina) është një opioid gjysmë-sintetik i përpunuar nga Morfina.

Heroina është një substancë e jashtëligjshme dhe shumë vartëse me një efekt të fortë euforik. Është opiati më i abuzuar në ditët e sotme.

Heroina u sintetizua në vitin 1874, dhe si fillim dhe në mënyrë ironike u përdor për të mjekuar vartësinë ndaj morfinës. Në ditët e sotme Heroina njihet si vartësi më shkatërrues dhe më i dhimbshëm në botë, i cili dëmton trupin dhe psikikën së bashku. Akoma heroina është një gjendje e shërueshme, shërimi mund të jetë një proces shumë i gjatë.

Megjithatë ekziston gjithmonë mundësia që vartësia të kthehet. Si mund të ndalohet ajo njëherë e përgjithmonë?

Mesa duket vaksinimi funksionon. Instituti i Kërkimit The Scripps ka përfunduar me sukses disa teste klinike tek primatët për të vërtetuar se vaksinat mund të bllokojnë “euforinë” që njerëzit ndjejnë kur marrin heroinë.
Ky lloj vaksinimi funskionon duke trajnuar sistemin imunitar të krijojë antitrupa që luftojnë heroinën duke bllokuar efektet e drogës para se të kalojnë në trurin e përdoruesit, duke ndaluar kështu aftësia për të prodhuar një lëndë “rush” ose "high”.

Edhe pse këto lloj vaksinash nuk janë testuar ende tek njerëzit dhe studimet e analizat po vazhdojnë ende, le të shpresojmë që në një të ardhme të afërt të parandalojnë shumë raste të tilla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838