INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vaksinimi i europianeve/ Studim i BE-së: 50% e njerëzve nuk besojnë tek efektet e tyre

Vaksinimi i europianeve/ Studim i BE-së: 50% e njerëzve nuk besojnë tek efektet e tyre

Publikuar më: 15:31 28-04-2019

Rastet e pacientëve me fruth po rriten dita ditës dhe sipas një studimi të BE, thuajse gjysma e europianëve besojnë se vaksinat, sjellin shpesh pasoja anësore serioze.

Në disa vende të Europës grupet kundër vaksinave po fitojnë terren edhe në sferën politike.
Koalicioni populist në Itali, vitin e kaluar pezulloi kërkesën që prindërit të provonin se fëmijët e tyre janë vaksinuar para se të fillojnë kopshtin apo parashkollorin.

Një në çdo 5 italianë, austriakë dhe rumunë besojnë se vaksinat nuk janë të rëndësishme për mbrojtjen ndaj sëmundjeve. E në të gjithë BE-në, një e treta e atyre që nuk vaksinohen thonë se nuk i shohin ato të nevojshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se disa efekte anësore mund të regjistrohen shumë rrallë, aq sa rreziku nuk konsiderohet i qenësishëm.

Sidoqoftë, rreth 85 për qind e europianëve besojnë se vaksinimi është një mënyrë efektive për të parandaluar sëmundjet infektive.

UNICEF paralajmëroi në mars se, 98 vende të botës kanë raportuar më shumë raste fruthi në vitin 2018, krahasuar me një vit më parë, duke përmbysur progresin ndaj sëmundjes që është më ngjitëse sesa ebola, tuberkulozi apo gripi.

Article Logic
Execution time: 0.0025210380554199