INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vaksinimi kundër Dermatozës efekt negativ, ngordhin 100 lopë në Klos

Vaksinimi kundër Dermatozës efekt negativ, ngordhin 100 lopë në Klos

Publikuar më: 14:57 26-08-2016

Ministria e Bujqësisë ka nisur vaksinimin e gjedhëve në mbarë vendin, kundër sëmundjes Dermatoza Nodulare. Sëmundja mësohet se ka prekur mbarë vendin, ndërsa vaksinat kanë dhënë sinjalin e parë negative në Klos. Mësohet se 100 lopë kanë ngordhur në këtë zonë si pasojë e reaksionit nga ardhur nga vaksina për sëmundjen Dermatoza Nodulare.
Veterineri pranë bashkise Klos, Sali Lleshi ka shpejguar për mediat se përse ka ndodhur një gjë e tillë.
Sali Lleshi:
“Nuk ka qenë vatër sëmundjes, por si vaksinë virale kjo jep reaksionin”.
Ndërkohë përfaqësues të njësive vendore në këtë zonë kërkojnë dëmshpërblim për banorët pasi në këtë zonë bagëtitë janë e vetmja mundësi jetese.
“Jemi në situatë emergjente pasi këto banorë jetojnë vetëm me gjënë e gjallë” thotë një zyrtar i bashkisë.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së gjedhit ministria e bujqësisë ka ndërmarë vaksinimin e bagëtive në rang vendi. Ndërkohë është bllokuar tregtia e mishit të gjellit në rank vendi pa një afat të përcaktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949