INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vala e shkarkimeve, mësoni për kë kërkohet hetim

Vala e shkarkimeve, mësoni për kë kërkohet hetim

Publikuar më: 09:15 07-06-2017

Vala e shkarkimeve nga puna për shkak të angazhimit në fushatën elektorale gjatë orarit zyrtar të punës ka prekur dhe Drejtorin Rajonal të Tatimeve në Kukës. Ministria e Financave ka kërkuar nga Prokuroria hetim për Drejtorin e Tatimeve në Kukës Albert Halilaj pasi akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë elektorale.
Ministria e Financave në një njoftim për mediat sqaron se:
“Ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin, e z. Albert Halilaj, Drejtor Rajonal i Tatimeve në Kukës. Nisur nga informacionet, Z. Halilaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.”
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave thotë se kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Article Logic
Execution time: 0.0041549205780029