E ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi këngëtarja Valbona Mema ndau shqetësimin rreth asaj që po ndodh me muzikën e sotme qytetare. Sipas Memës duhet ruajtur me forcë tradita, historia e çdo këngë e jo më të transformohen.
“Balon tabake, balon tauke, e morim saten e shkojme Puke. Jo.. është e shkojmë Sauke. E kanë transformuar. Të gjitha këngët e Shqipërisë se mesme kanë një histori. Kanë filluar tani ti fusin edhe bejte. E them me bindje, është fatkeqesi shume e madhe, po humbim vlerat. Po klikohet lali. Lali s’eksizton në gjuhën shqipe”- tha Valbona.
Nisur nga kjo Ermali ndërhyri për ta pyetur nëse e ka kënduar edhe ajo ‘lalin’ teksa pohon se nëse do e bënte do ti jepte fund karrierës se saj.
“Nuk dua ti zhgënjej ndjekësit. E kam bërë njëherë me këngën “Ec bretkose”. Ajo ishtë këngë rrugacë” – tregon Valbona duke konfirmuar se kjo këngë është gabimi i saj më i madh në karrierë pavarësisht se për ironi është kënga e saj e dytë më e shitur, pas “Tate du fustan”.
A e këndon më ajo “Ec bretkose”? Përse nuk ka sjellë ajo gjatë këtyrë viteve këngë të reja?
Ndiqni për më shumë intervistën e plotë në videon e mëposhtme: