INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valbona Mema: Më kanë gjykuar për tatuazhet! Partner? Do humbisja fëmijët [VIDEO]

Valbona Mema: Më kanë gjykuar për tatuazhet! Partner? Do humbisja fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 19:49 27-01-2018

Për të gjithë ndjekësit e saj tatuazhet që Valbona Mema ka bërë ishin një surprizë e madhe. E ftuar në “Një kat më lart” me Ermal Peçi ajo tregoi se çdo tatuazh ka simbolikën e tij dhe në to është jeta e saj.  A e kanë paragjykuar artisten nisur nga tatuazhet që ka bërë?

“Më gjykojnë, jam shumë e bindur. Tatuazhet më takojnë mua. Kur kam krahët zbuluar ndihem pak në siklet. Pozicioni im i këngëtarës popullorë është në kontraditë me këtë lloj ekstravagance” – tha Valbona duke lënë të kuptohet se i mirëkupton ata që e gjykojnë në këtë drejtim.

Duke qënë se tatuazhet janë jeta e saj, sakrificat për rritjen e fëmijëve e vetme, Ermali e pyet për jetën e saj private, nëse ka menduar apo folur me fëmijët mundësinë për të rindërtuar jetën me një mashkull të ri.  “Mos. Do ti kisha humbur. Kam fituar familjen dhe s’i kam humbur. E dija shumë mirë nëse do bëja një hap të tillë, do ti humbisja’-  tregoi Valbona.

Ndiqni për më shumë intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617