Një femër shumë simpatike dhe seksi, edhe pse vitet kanë kaluar ajo prapë duket po aq e bukur sa në të shkuarën.
Vitet kalojnë dhe teksa e shohim në vazhdimësi në ekranet shqiptare, nuk mund të mos mendojmë se koha ka ngecur në vend për Valbona Selimllarin, ikonën e bukurisë shqiptare.
Me shumë mundësi shumë pak nga ju e dinë moshën e vërtetë të saj. E ftuar në studion e ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’, ajo e ka zbuluar vetë një gjë të tillë, e pyetur nga moderatorja Oriela Nebiaj.
‘Nuk ka asgjë për t’u fshehur. Unë jam e ’72-shit, ndonëse kudo ma shkruajnë ’73-shi.’-rrëfeu Selimllari, duke zbuluar kështu se ajo është 45 vjeçe.