Stilisti Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij Edita do të bëhen prindër për herë të parë.
Mesa duket pritja e ëmbël është drejt fundit dhe një bukuroshe e vogël do ti bashkohet familjes Sahiti.
Dhe babi Valdrini mezi po pret të mbajë në krahë vogëlushen e tij dhe për këtë fakt ka bërë një dedikim shumë të ëmbël në profilin e tij në Instagram.
Stilisti kosovar ka postuar një foto të bashkëshortes së tij Edita ku duket barku i rrumbullakosur dhe ky fakt duket se e lumturon tej mase Valdrinin.
“Dy qikat e mija një jetë”, shkruan stilisti në postimin e tij në Insta.