Valdrin Sahiti është një emër i njohur në fushën e modës.
I preferuari i shumë prej vipa-ve shqiptarë dhe jo vetëm... Së fundmi stilisti nga Kosova ishte i pranishëm me krijimin e tij, në dasmën Hollyëood-iane të Serena Williams. Aty aktorja Nicole Ari Parker u paraqit e veshur pikërisht me fustanin e stiluar nga Valdrini.
Fustani, produkt i stilistit shqiptar, veçonte mes shumë fustaneve të tjerë të të ftuarave vip si Beyonce, Eva Longoria apo Kim Kardashian.I punuar me tyl dhe i zbukuruar me lule, ai ishte kombinuar me pellush ku mbizotëronte ngjyra lejla. Nëse vazhdon kështu, nuk do të ishte çudi sikur në tapetin e kuq apo në skenat gjigande të çmimeve ‘Oscar’ apo ‘Grammy’.