Elvana është ende me shijen e suksesit që mori ‘Off Guard’, bashkëpunimi me reperin e njohur TyDolla Sing.
Por këngëtares i pëlqen të punojë në heshtje dhe duket se këhstu po bën edhe me projektin e radhës. Stilisti i saj, Valdrin Sahiti, na e sjell Elvanën në disa video. Këngëtarja duket e veshur me të zeza. Mediat kosovare shkruajnë se 31 vjeçarja po i bën xhirimet në Tiranë dhe ashtu siç bën para çdo projekti, mundohet ta mbajë gjithçka sekrete.