INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Valentina Leskaj dorëhiqet nga kandidimi në PS, tregon arsyen

Valentina Leskaj dorëhiqet nga kandidimi në PS, tregon arsyen

Publikuar më: 11:24 29-04-2017

Valentina Leskaj i jep fund karrierës së saj 15 vjeçare si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Vetë nënkryetarja e Kuvendit bëri me dije vendimin duke pohuar se ky ishte një vendim i mirëmenduar dhe jo i minutës së fundit. Leskaj ishte pjesë e qarkut të Vlorës por tanimë është e qartë: Ajo nuk do të kandidojë.

“Kam marrë këtë vendim për shkak se mendoj e besoj që pas 15 vjetësh kontribut njeriu duhet të mësohet të thotë jo, t’i hapë rrugën të rinjve të rejave, do doja të zëvendësohem nga një e re.

Do jem e angazhuar se për mua parlamenti nuk është vend pune, por jo e angazhuar në Parlament ka qenë një zgjedhje e menduar me kohë një zgjedhje jo e minutës së fundit.

SI REGOI RAMA

Kjo një zgjedhje e diskutuar edhe me kreun e PS-së, njerëzit duhet të kenë zgjedhjen e tyre personale”, tha Leskaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492