Ish banori i Big Brother është dalluar gjithnjë për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe me shpirtin e lindur për të bërë show.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai është kapur me shumë nga personazhet e showbiz-it duke i ngacmuar dhe ironizuar këto të fundit. Por cili është personazhi i fundit që u fut në rrjetën e kritikave të Valerit?
Ai ishte i ftuar tek “Xing me Ermalin” dhe mendon se ajo puntatë theu rekordin e shikueshmërisë duke rivalizuar bindshëm emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bjë të lumtur” i cili jepej paralelisht.
Por dikush nuk mendon kështu. Ajo ështët Dalina Buzi e cila shkruan duke e cilësuar Arminën si më të ndjekurën e asaj nate.
Valeri i kundërpërgjigjet menjëherë duke i thënë se pikërisht u la ai për në pjesën e parë të emisionit pasi 1 orëshi i parë ka më tepër rivalitet duke ia kaluar edhe premierës së emisionit të Arbanës.
Reagimin e tij të plotë e gjeni më poshtë:
“Dalindaaa e ANABELIT e di që e ke të vështirë ta pranosh , (meqë s’më ke qejf ) por mos ia fut kot të paktën . Shikoje mirë foton e matjeve si rritet audienca kur hyj unë dhe sa gjatë mbahet lart . Armina ka dal lart veç një moment në kohën kur Arbana ishte në publicitet ( ka qenë dhe herë tjetër e ftuar dhe publiku s’do kishte kushedi se çfarë interesi) .Pastaj ti që ke kohë në media duhet ta dish që ARBANA është e pamposhtur dhe nuk është lehtë që në premierë t’i merret audienca , duhet ta dish që 1 orëshi i parë ka rivalitet më shumë se 30 min e fundit ( se e gjeti shtruar , ia siguruam ne në fillim audiencën kur ishte lufta në pjesë të parë ). Jo më kot unë jam lënë për këtë përballje (edhe pse e kisha me shumë qejf të isha te Ermali , por nuk do të doja kurrë përballë ARBANËS , kjo për vlerësimin e përzemërsinë e madhe që kam ndaj saj .Megjithate Dalinda zieja dhe pija lëngun këtyre analizave tua kote. Unë audiencën dihet që e mbaj lart , e pranon apo jo ti. SHOW _n E BERI ERMALI”