Prej disa ditësh telenovela “Brusko” ka nisur të shfaqet në IN Tv dhe ka bërë për vete shumë njerëz, mes tyre edhe disa personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Ata e kanë shprehur publikisht simpatinë për “Brusko” duke e cilësuar dhe vlerësuar si një nga telenovelat më të mira.
Ashtu siç na ka “mbërthyer” neve para ekranit të IN Tv edhe Valer Kolnikajn e ka zënë halli me “Bruskon”. Ai i ka kushtuar një shkrim telenovelës në Instagram-in e tij, ku ka komentuar se çfarë po ndodh në trekëndëshin e dashurisë mes Melinës, Akilit dhe Sifit. Shumë sekrete mes çifteve për të cilat Valeri është kurioz të dijë se si do përfundojë historia. Ja shkrimi i tij në Instagram:
“Melina po kerkon te mesoje historine e dashurise qe ka pasur Sifi para se te martohej me te. Ky i fundit po kerkon te kuptoje cfare po ndodh mes gruas se tij Melines dhe Akilit. Hajde sekrete qe paska mes cifteve tek Brusko, hajdee. Nje Zot e di si do perfundoje historia me keta personazhet e telenoveles Brusko ne In tv”