INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Valixhja-gardërobë, si hapen raftet [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 11-01-2019

Një nga gjërat më të bezdishme kur udhëtojmë pa dyshim është valixhja. Ne duam të marrim me vete sa më shumë gjëra, por hapësira na kushtëzon.

Paketim, shpaketim, ripaketim një proces që me siguri ju lodh.

Por edhe në këtë pjesë ka menduar teknologjia pasi është krijuar valixhja e shërben si një garderobë e vërtetë, dhe ne mund të marrim m e vete më shumë rroba. Dhe për më tepër nuk do të kemi nevojë as për varëse rrobash.

Valixhja e quajtur Carry on Closet është krijuar në New York.

Sic duket edhe në pamje valixhja përmban një sirtar i cili edhe mund të zgjerohet.

Për më tepër nuk keni nevojë të shpaketoni me dorë.

Pasi të hapet, sirtari, i cili është i lëvizshëm, është projektuar për t'u varur duke krijuar një gardërobë të menjëhershme.

Raftet janë me madhësi të ndryshme, me raftin e vogël, ideale për tualetin dhe raftet e mëdha e të mesme.

Valixhja në përmasë më të vogël kushton 150 $ ndërsa valixhja më e madhe arrin deri në 165 dollarë.

Tashmë nuk keni përse të shqetësoheni se nuk do të merrni të gjitha veshjet që doni, pasi me vete do të keni të gjithë dollapin.

Article Logic
Execution time: 0.0016450881958008