Mercedes ka zyrtarizuar sot se piloti finlandez Valtteri Bottas do të jetë zëvendësuesi i Nico Rosberg te makina kampione.
Filnadezi, që deri vjet pilotonte makinën Williams, do të kalojë te Mercedes, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare, por me opsionin për ta rinovuar atë. Bottas, 27 vjeç, ka garuar 72 gara në Formula 1 dhe ka përvojën e duhur për të zëvendësuar kampionin e botës Nico Rosberg, që u tërhoq nga garat pak ditë pasi u shpall kampion bote.
Mësohet gjithashtu se vendin e finlandezit te Williams do ta zërë Felipe Massa, që edhe pse u tërhoq në përfundim të vitit të kaluar, do të rikthehet të pilotojë makinën britanike.
Emri i Bottas te Mercedes kishte kohë që ishte përfolur, por zërat për konfirmimin e tij u shtuan edhe më shumë sot, pas kalimit të Pascal Wehrlein te Sauber, që ishte kandidat për të firmosur me makinën gjermane.
Finlandezi do të jetë shoku i ri i skuadrës së Lewis Hamilton.