Moderatorja simpatike Roza Lati pasi ka mbyllur javën e punës ka bërë ndalesën e radhës në një nga lokalet e kryeqytetit.
Aty ka patur një takim surprizë me njërin ndër personazhet e kthyer në viralë që nga paraqitja në emisionin "Zonë e lirë". I vetëquajturi "vampiri" ka rastisur të jetë në të njëjtin ambient me Rozën e cila ka vajtur është ulur menjëherë pranë tij dhe ka dalë bashkë me të në instalive. Por si duket kjo nuk ishte një ide e mirë sepse vampiri nuk ishte aspak i mirëpritur tek ndjekësit e Rozës. Pothuajse të gjitha komentet ishin negative dhe fyese ndaj tij dhe madje edhe ndaj Rozës. Sado që moderatorja ua përsëriste duke iu thënë se nuk ishin në shtëpinë e tyre që të flisnin në atë mënyrë, por ata asgjë nuk i ndalte. Megjithatë Roza i ka kërkuar "vampirit" t'i recitonte publikisht një nga poezitë e tij tipike erotike.
Por pas poezisë, fjalët e së cilës çuditën edhe vetë Rozën, kjo e fundit u detyrua ta mbyllte instalive-in për shkak të ofendimeve nga ana e ndjekësve. Urojmë që Roza të mos marrë më rrisqe të tilla.