Shqiponja duket se po bëhet një simbol i dashur për të gjithë. Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme, i ka bërë një dedikim special futbollistit shqiptar Adnan Januzaj.
Van Damme ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës.
"Një falenderim i madh për Adnan Januzajn, që siguroi fitoren me golin në Kampionatin Botëror, për ekipin e Belgjikës”, shkruan aktori Jean-Claude Van Damme në Instagram.