Humbja në shtëpi nga Southamptoni mund të ketë qenë ndeshja e fundit për Louis van Gaal në krye të Manchester United. Siç njofton tabloidi britanik “The Sun”, drejtuesit e klubit tashmë e kanë projektuar largimin e tij.
Edhe pse janë shpenzuar rreth 250 milionë funte në 18 muaj e fundit, ekipi nuk po lëviz. Madje, “Djajtë e Kuq” tash gjenden 10 pikë prapa liderit, Leicester City.
Holandezi i ka orët e numëruara në “Old Traffordi”. Në vend të tij, ekipin mund ta marrë ndihmësi aktual, Ryan Giggs, deri në fund të sezonit. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia e angazhimit të Jose Mourinhos, por për verë në opsion janë edhe Massimiliano Allegri e Antonio Conte.