Një gdhendje në një shkëmb të kuq në Arizona për Shën Valentin, i ka kushtuar aktores Vanessa Hudgens një gjobë prej 1.000 dollarësh.
Hudgens është detyruar të paguajë këtë gjobë pasi shpërndau foton me hashstag-un #sedonadremas ku dallohej qartë emri i saj dhe i të dashurit Austin brenda një zemre të gdhendur. Por ajo e hoqi këtë foto më pas sepse u akuzua për dëmtim të monumenteve natyrore nga Departamenti i Mbrojtjes së Pyjeve të SHBA-së. Shuma e paguar shkoi për restaurimin e shkëmbit, ndërkohë që as aktorja e as ndonjë përfaqësues i saj nuk ka folur akoma për këtë gjë.