Edhe vajza do të ecë në rrugën e mamasë së saj.
Flasim për Vanessa Paradis dhe 15 vjeçaren Lily Rose Depp të cilat kanë një lidhje të veçantë me Channel.Për vite Paradis ka shërbyer si ambasadore e kësaj marke prestigjoze veshjes dhe tani vajza e saj do të bëjë të njëtën gjë. Lily Rose është përzgjedhur si fytyra e re e parfumit Channel 5 L’Eau! Fushata do të lançohet në vjeshtën e këtij viti, këtë gjë e kanë konfirmuar të dyja palët përmes postimeve në Instagram. Vajza e Paradis dhe aktorit Johny Depp është shprehur tepër e nderuar për këtë vlerësim.