INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vangjush Dako i kthehet Albana Vokshit: Sill në Gjykatë provat e fajësisë time ose në të kundërt...

Vangjush Dako i kthehet Albana Vokshit: Sill në Gjykatë provat e fajësisë time ose në të kundërt...

Publikuar më: 16:31 10-11-2018

Menjëherë pas deklaratës së Albana Vokshit lidhur me Vangjush Dakon, ka reaguar Kryebashkiaku i Durrësit.

Vangjush Dako deklaroi se do të ngrejë padi për shpifje ndaj deputetes Vokshi e cila akuzoi Dakon për lidhjet e tij me bandat. Ai i ka kërkuar asaj që në gjykatë Vokshi të çojë provat e fajësisë së Dakos, ose në të kundërt lekët për fondin e edukimit.

“Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajtur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremiste. Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas dhe që as nuk skuqet as nuk zverdhet, kur gënjen elektoratin. Aq gënjeshtare është kjo politikane sa që akoma sot nuk mbarojnë barcaletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t’ju marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në gjykatë e pandehura zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit!”, shkruan Dako.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768