Lulzim Berisha është punonjës i ndërrjamarrjes së pastrim gjelbërimit në Bashkinë e Durrësit. Kjo është puna e re e Lulzim Berishës, pasi ka lënë qelinë duke fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Apelit në qytetin bregdetar.
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se Berisha do të kryejë punë vullnetare në një nga ndërmarrjet e Bashkisë si ajo e pastrim gjelbërimit, dhe nuk do të paguhet për punën e tij në shërbim të komunitetit. Sipas Dakos, angazhimi i Lulzim Berishës është një procedurë standarde që Bashkia e Durrësit e aplikon me çdo të burgosur në liri me kusht.
Në vendimin e Gjykatës së Apelit shkruhet se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat”.