INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vapa afrikane! Grupmoshat që duhet të bëjnë më shumë kujdes...[VIDEO]

Publikuar më: 10:49 28-05-2018

Një valë e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë. Edhe pse vera do e pak të vijë sinoptikanët parashikojnë temperatura shumë të larta e të pazakonta për muajin maj. Ato do të shkojnë deri 32 gradë në orët e mesditës në zonat e ulta të vendit. Pak më freskët do të jenë zonat bredgetare dhe ato malore, por dhe këtu masat ajrore do të jenë më të nxehta se norma. Metoalb thekson se deri në mesjavë priten kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore, ku do të ketë shira afatshkurtër. Po gjithësesi këto rreshje nuk do të ndikojnë në uljen e temperaturave.
Më shumë të nxehtin do ta përjetojnë banorët e Shkodrës dhe Lezhës, pasi në këto qytete priten temperatura deri dhe 32°C. Ndërkohë që mjekët apelojnë që të moshuarit të bëjnë sa më shumë kujdes për shkak se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre. Më shumë vëmendje duhet të tregojnë të sëmurët kronikë me zemër dhe tension. Po kështu dhe fëmijët duhet të lëvizin në orët e pikut të vapës nën shoqërinë e prindëve dhe të bëjnë kujdes dhe me ushqimet. Mjekët rekomandojnë konsumim sa më i madh të ujit dhe ushqime të freskëta.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125