INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Vapa? Jo ëndrrat…''/ Ju kujtohet Crazy Girl nga kënga jonë hit e preferuar, ja çfarë ka ndodhur me të tani[FOTO]

''Vapa? Jo ëndrrat…''/ Ju kujtohet Crazy Girl nga kënga jonë hit e preferuar, ja çfarë ka ndodhur me të tani[FOTO]

Publikuar më: 12:40 15-06-2019

Me siguri të gjithë e mbani mend një ndër vajzat e para repere në Shqipëri, Crazy Girl. Hiti i saj dhe G-Banit "Të dua" do të mbetet gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve e madje dëgjohet akoma sot e kësaj dite.

Reperja e hitit "Jep gaz" kulmin e karrierës e pati në vitet 2000. Më pas u shkëput për një kohë të gjatë nga muzika.

Emri i saj i vërtet është Dorina Kodra dhe sot është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Ajo jeton prej vitesh në Greqi ku ka në pronësi një kantinë vere, bën të ditur Xing.al.

Pas shumë vitesh, Crazy Girl u rikthye me këngë të reja në bashkëpunim me G-Banin në vitin 2017. Njëra këngë mbante titullin "Te amo" ndërsa tjetra "Bora Bora"

"Këngën “Të Dua” Bani e shkruajti për pjesëmarrjen tonë në festivalin “Mikrofoni i Artë” në vitin 2006 apo 2007. Ishte e gjitha një këngë dashurie që Bani e kishte shkruajtur për dashurinë e tij të fëmijërisë dhe u ndje gati që ta publikonte. Vokalet i inçizuam në një studio tejet profesionale ndërsa miksimin dhe masterizimin i bëri vetë në studion e tij. Promovimi për fat u krye për së mbari nga festivali “Mikrofoni i Artë”. U bë hit, dëgjohej kudo. Në telefona, në makina, në clube. Ndërsa Bora Bora është diçka krejt ndryshe. Tekstin e kishte filluar në Suedi dhe kur u kthye mbas shumë vitesh këtu në Greqi serish, ma tregoi dhe e përfunduam këngën. Ua treguam disa kolegëve tanë, emrat e të cilëve nuk po i përmend këtu që të mos shfrytëzoj respektin e askujt. Por ideja është që u pëlqeu shumë dhe na shtynë që ta publikojmë në radio dhe në Youtube", ka treguar Crazy Girl.

-640-0-5d04c7817458f.jpg

-640-0-5d04c7856958a.jpg

-640-0-5d04c79e2c9e0.jpg

-640-0-5d04c7826d00d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816