INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varësia ndaj alkoolit, sëmundje. Mjekët: Beteja e parë fillon me pranimin e sëmundjes

Varësia ndaj alkoolit, sëmundje. Mjekët: Beteja e parë fillon me pranimin e sëmundjes

Publikuar më: 16:12 22-01-2018

Varësia nga alkooli është konsideruar nga mjekët si një sëmundje, ndërsa numri i përdoruesve është rritur ndjeshëm. Të shumtë janë ata që i drejtohen klinikës, ndërsa mjekët thonë se niveli i lartë i konsumimit të alkoolit i çon ata në një derë, Klinika shtetërore kundër varësisë nga alkooli në kryeqytet. Në dokumentarin “Zoom in” në IN Tv mjekët e kësaj qendre sqarojnë momentin kur një person quhet i alkoolizuar dhe se duhet ët fillojë trajtimin e menjëhershëm.
Beteja e parë e pacientëve është pranimi i sëmundjes, ndërsa këtë moment mjekët e konsiderojnë jetik në fillimin e fitimit të betejës me alkoolin.
Gëzim Doda. Infermier i Klinikës:
“Beteja e parë me alkoolin fillon me pranimin e sëmundjes”.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konsumi I alkoolit të pastër në vendin tonë shkon në 5 litër për frymë, duke nisur nga mosha 15 vjeçare e më lart. Në Shqipëri po shihet si problem rritja e numrit të personave të alkoolizuar. Mësohet se konsumi i vazhdueshëm i sasive të mëdha të alkoolit është më i madh te meshkujt shqiptare sesa në vendet e tjera ish komuniste të Evropës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941